Këngëtarja Tayna ndezi mbrëmë atmosferën me performancën e saj në Sunny Hill Festival.

Gjatë mbrëmjes, ajo përgatiti edhe një fjalim prekës, ku nuk munguan lotët dhe emocionet e forta, shkruan “Kosovarja”.

Tayna tregoi se ka kaluar një periudhë të vështirë, plot frikëra dhe pasiguri, madje duke menduar se mund të humbë të gjithë publikun e saj. Në atë errësirë, ajo u mbështet vetëm tek vetja, duke e parë veten si dritën e vetme shprese.


Kujtojmë se vitin e kaluar Tayna kishte probleme me kompaninë që e menaxhonte për disa vite, çka ndikoi në rrugëtimin e saj artistik.

@butaswagg @Tayna #tayna #viralvideos #viral #fypシ゚ #2025 #sunnyhillfestival2025 ♬ original sound – Tayna

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com