Pas postimit të bujshëm ku njoftoi dorëheqjen nga funksioni i tij, Jasin Demiri ka reaguar sërish, këtë herë duke u distancuar nga postimi i mëparshëm. Në një status të ri në Facebook, Demiri thotë se nuk ka qenë ai autori i postimit, pasi sipas tij “i është vjedhur fjalëkalimi”.

“Të nderuar miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë, dua t’ju kërkoj ndjesë të sinqertë për një postim që është publikuar së fundmi nga profili im. Ky postim nuk është bërë nga unë personalisht. Fatkeqësisht, më është vjedhur fjalëkalimi!”, shkruan ai.