Juventusi thuhet se po vazhdon të jetë në ndjekje të mesfushorit të Neëcastle United, Sandro Tonali, të cilin e do me çdo kusht këtë verë.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Juventusi është i përgatitur të përfshijë Dusan Vlahovic në marrëveshje për të siguruar reprezentuesin e Italisë.
Bianconerët thuhet se gjithashtu po shqyrtojnë mundësinë e ofrimit të Nicolo Savonas ose Douglas Luiz si pjesë të paketës.
: Juventus are interested in signing Sandro Tonali and are ready to offer Dušan Vlahović in a potential deal that could also include Douglas Luiz or Nicolo Savona + a fee if needed.
(Source: @Gazzetta_it) pic.twitter.com/rfnqe9Kw4r
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 8, 2025
Gjigantët e Serie A e shohin Tonalin si një përforcim vendimtar për të forcuar mesfushën e tyre përpara sezonit të ri 2025/26.
Ndërsa negociatat pritet të jenë të ndërlikuara, Juventusi mbetet i bindur se mund të arrihet një marrëveshje e dobishme për të dyja palët.
Burime pranë klubit sugjerojnë se ata do të shqyrtojnë të gjitha rrugët për të finalizuar transferimin para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.