Shikoni fotot: për vetëm dy javë, kryetari i Komunës së Kumanovës ka realizuar mbi 22 projekte me mjete buxhetore me kosto miliona euro të grumbulluara nga të gjithë taksapaguesit përfshirë edhe mbi 30% shqiptarë. Fatkeqësisht, asnjë nga këto projekte nuk është realizuar në lagjet e banuara me shqiptarë.

Aleanca për Shqiptarët, gjatë tri viteve që ishte pjesë e pushtetit lokal, kurrë nuk e ka lejuar këtë diskriminim etnik. Të gjithë jeni dëshmitarë për sa projekte janë realizuar në lagjet shqiptare.

Unë e kuptoj Maksim Dimitrievskin, por nuk i kuptoj LEN çfarë bëjnë ata aty?
A kanë gjuhë të flasin, apo janë thjesht një makineri votimi për të kaluar vendimet e Maksimit?

Ju kujtoj se këshilltari i Aleancës u zëvendësua me këshilltaren e LSDM-së, e cila më pas kaloi tek LD dhe i siguroi shumicën Maksimit për t’i krijuar luksin që të tallet dhe të nënçmojë shqiptarët.

Paaftësia ka emër quhet LEN ose S’VLEN!

TURP!