Njësia për Punë të Brendshme Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër N.D. (23) nga Koçani, i dyshuar për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas policisë, më 3 dhjetor 2024, gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe hapësirat tjera të të denoncuarit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi marihuane.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.TS