Më 5 gusht 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë, policia e SPB Tetovë arrestoi tre persona – Sh.R. (33), H.Sh. (23) dhe S.K. (26), të gjithë nga Tetova, pasi gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një sasi marijuane. Të dyshuarit u shoqëruan në stacionin policor, ku po mbahen në ndalim. Pas përfundimit të procedurave, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.TS