Më 18 gusht 2025, në orën 06:00, policia nga DPB Vallandovë dhe Stacioni Policor i Gjevgjelisë kanë arrestuar E.A. (39) nga fshati Kazandol.
Gjatë kontrollit në banesën dhe ambientet ndihmëse të tij, i kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Gjevgjelisë, ai u kap me 11 bimë Cannabis sativa, një karabinë replikë, fishekë me kalibër 7.9 mm, një bombë dore e vjetër, një çantë dhe disa qese me marihuanë, si dhe sende të tjera me mbetje të marihuanës.
Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet padia përkatëse.