Më 4 gusht 2025, në zonën e Gazi Babës në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup arrestuan B.T. (34) nga fshati Kadinë, komuna e Ilindenit, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një materie pluhurore e bardhë, e dyshuar si substancë narkotike.

Personi u privua nga liria në vendngjarje, ndërsa materiali i sekuestruar është dërguar për ekspertizë. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës.TS