Gazetari Kasam Selimi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që lidhen me presionet ndaj mediave dhe gazetarëve, duke theksuar se liria e fjalës duhet të respektohet në çdo rrethanë.

“Për shembull, a keni guxim ta lajmëroni në Polici edhe Mickovskin, kur ia merr fjalën kryetarit të komunës në disa raste, pra është pengim i fjalës së lirë dhe të ushtrimit të detyrës si i zgjedhur i popullit”, deklaroi Selimi.

Ai theksoi se respekti ndaj gazetarëve është i domosdoshëm:
“Jo vetëm me Nevriun, por me asnjë gazetar, mos provoni, respektojeni punën e mundimshme”, u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë, Selimi theksoi se është kundër keqpërdorimit të profesionit të gazetarit, por edhe kjo, sipas tij, ka rrugëzgjidhje pa kërcënime.

“Nuk mbroj dhe jam një kundërshtar i madh i keqpërdorimit të profesionit të gazetarit dhe të mediumit, por edhe kjo ka zgjidhje, pa kërcënime”, theksoi Selimi. Flaka Media