Të nderuar adhurues të futbollit,
Të nderuar shqiptarë e të dashurit e mi tetovarë.
SHKËNDIJA nuk është thjeshtë një ekip futbolli. Ajo është fryma e Tetovës, rrahja e zemrës sonë, krenaria e çdo shqiptari që e ndjen gjakun të vlojë kur valon flamuri kuqezi. Ajo është ëndrra jonë kolektive, jehona e historisë sonë dhe dëshmia se pasioni ynë nuk shuhet kurrë!
Andaj sonte, në sfidën me Qarabagun, më shumë se kurrë e meriton mbështetjen tonë, për të vazhduar të shkruaj histori të re në Ligën e Kampionëve.
Ju bëj thirrje që të gjithë sonte të jemi në stadium, për ta mbështetur me ZEMËR, e për të dëshmuar vlera të larta sportive dhe europiane që i kanë shqiptarët dhe Tetova.
Tetovarët dhe shqiptarët, nuk mund të përdoren si “mish për top”, gjithmonë kur klane të caktuara politike, të dështuar në mbrojtjen e vlerave shqiptare, të shkaktojnë tensione dhe të na shfaqin si të pavlerë!
Zemra e çdo tetovari dhe çdo shqiptari që e ndjek ndeshjen sonte, nga stadium ose shtëpia, duhet të jetë me SHKËNDIJËN e vlerave sportive dhe e vlerave evropiane.
Urime e suksese SHKËNDIJA jonë!