Më datë 05.08.2025, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria katër persona: A.S. (22) nga Belgjika, T.O. (38) nga Shkupi, P.S. (18) dhe një të mitur nga fshati Stajkovc, rrethi i Shkupit, pasi u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Pas kryerjes së veprimeve për dokumentimin e plotë të rasteve, do të ndërmerren parashtresat përkatëse penale ndaj tyre.

Autoritetet njoftojnë se aksioni është pjesë e masave të shtuara kundër shpërndarjes dhe posedimit të lëndëve narkotike në territorin e Shkupit.TS