Skuadra e Arsimit nga Çegrani do të shënojë një moment historik sot, duke debutuar për herë të parë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Në ndeshjen e parë mes më të mirëve të futbollit vendor, KF Arsimi do të përballet me Bashkimin në qytetin e Kumanovës. Edhe skuadra nikoqire rikthehet në elitën e futbollit pas më shumë se 17 viteve mungesë, duke i dhënë kësaj përballjeje një karakter të veçantë historik.
Dueli Bashkimi – Arsimi do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:30. Në të njëjtin orar, në kuadër të xhiros së parë të kampionatit, do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Struga Trim & Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrov.