Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan u takuan të martën paradite në Pekin me mbretin e Kamboxhias Norodom Sihamoni dhe nënën mbretëreshë Monineath.

Xi Jinping-u shprehu mirëseardhjen e ngrohtë për vizitën përsëri në Kinë të mbretit Sihamoni e nënës mbretëreshë Monineath dhe mirëpriti gjithashtu pjesëmarrjen e mbretit Sihamoni në aktivitetet përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore. Xi tha se marëdhëniet kino-kamboxhiane u kanë kaluar sprovave të ndryshimeve ndërkombëtare dhe janë bërë një miqësi e konsoliduar, duke shtuar se ky thesar i vyer i të dy popujve meriton të çmohet nga të dyja palët. Pala kineze e përkrah me vendosmëri popullin kamboxhian që të ndjekë një rrugë zhvillimi në përputhje me gjendjen konkrete të vendit, duke arritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë.

Sihamoni dhe Monineath shprehën kënaqësi që vizitojnë përsëri Kinën dhe që janë të ftuar për të marrë pjesë në aktivitetet për 80-vjetorin e fitores së luftës. Pala kamboxhiane i ka trajtuar gjithmonë marrëdhëniet me Kinën nga largpamësia strategjike dhe është e gatshme t’i zhvillojë më tej lidhjet tradicionale miqësore midis dy vendeve e të ndërtojë bashkë me palën kineze bashkësinë me të ardhme të përbashkët ndërmjet Kamboxhias e Kinës në të gjitha rrethanat në epokën e re.