Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nga LAMM thonë se për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikat kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë, ku koha e pritjes është rreth 10 minuta, në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

“Për shkak të zbatimit të projektit “Ndërtimi i Seksionit Rrugor Gradsko – Drenovë”, pjesë e Korridorit 10d, do të ketë një ndryshim të përkohshëm të regjimit të trafikut në Autostradën A1, seksioni Gradsko – Drenovë. Ndryshimet do të jenë të vlefshme nga 04.08.2025 deri më 16.09.2025, gjatë së cilës trafiku do të ridrejtohet dhe rregullohet me sinjale të përshtatshme trafiku”, thonë nga LAMM.

Gjithashtu ata rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të trafikut dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.