Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur sot në Kuvend delegacionin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politik (ACYPL).

Në takim u bisedua mbi rolin e të rinjve në politikë, rëndësinë e demokracisë dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet shteteve.

Gashi u uroi mirëseardhje pjesëmarrësve dhe i përgëzoi për programin e tyre, duke theksuar se kjo nismë përbën një shtysë të fortë për forcimin e mirëkuptimit dhe miqësisë mes popujve.

“Liderët e rinj janë motor kyç i ndryshimeve shoqërore dhe me entuziazmin e vizionin e tyre mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë,” deklaroi kryeparlamentari Gashi.