Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Qarabakut, duke shprehur përgëzime dhe mbështetje për ekipin shqiptar.
“Sonte Shkëndija tregoi karakter dhe dinjitet. Përgëzoj ekipin për luftën dhe përkushtimin që treguan në fushë,” shkroi Gashi në një status në rrjetet sociale. Ai e cilësoi ekipin si pasqyrë të forcës dhe krenarisë kombëtare, duke shtuar se përkrahja ndaj tyre vazhdon, si në fitore ashtu edhe në humbje.
Një falënderim të veçantë Gashi i drejtoi tifozëve, të cilët sipas tij ishin shembull i vlerave kombëtare, si brenda stadiumit ashtu edhe jashtë tij.
“Presim me besim dhe optimizëm rezultatin në ndeshjen e kthimit, të bindur se Shkëndija do të luftojë deri në fund,” përfundoi kryeparlamentari.