Kulte politkanëve duhet ngritur me meritë në bazë të kontributit dhe angazhimit konkret të tyre e jo si deri tani pa meritë

Ejup Berisha
Ne pjestarët e kombit shqiptar gjithmonë kemi ditur të ngrisim Kulte për personalitete të ndryshme shoqerore. Në të shumtën e rasteve ne kemi ngritur dhe ngrisim kulte për udhëheqesit politik. Por fatkeqsisht këtë gjë ne e kemi bë
rë dhe e bëjmë atëher kur nuk duhet bërë para kohe ateher kur udheheqesit politik kanë qenë apo dhe janë në fillim të mandatit të tyre politik. Kjo gjë duhet thënë se ka qenë dhe është shumë gabim dhe tepër e panevojshme. Për faktin se udhëheqësi politik në fillim të angazhimit në politikë nuk ka mundur dhe nuk mund të bën asgjë të rëndësishme dhe të vlefshme për kombin dhe vendin. Prandaj siç theksova ne të gjithë kemi bërë por edhe vazhdojmë
të bëjmë gabime tepër të madha kur në periudhat tepër të hershme të angazhimit të udhëheqësve politik nëpër pozicione te larta politike kombëtare dhe institucionale
kemi krijuar apo dhe krijojmë respekt tepër të madh dhe konsideratë tejet të lartë për udhëheqësit politik. Apo dhe gabimi më i madh
është kur të njejtët fillojnë që të madherohen, të lëvdrohen si dhe të nderohen tej mase nga ana e jonë si qytetar por këta këto gjëra i kanë para kohe. Kjo i bie sikurse të njejtët të kishin bërë punë shumë të mëdha dhe tepër domethënëse për ne dhe për vendin dhe tash ka ngelur vetëmse ta marrin vemendjen dhe konsideratën nga qyteterët. Duhet theksuar se në historinë kombëtare janë të pakët ata personalitete që kanë bërë veprime apo dhe punë të mëdha, të duhura dhe të domosdoshme per kombin dhe per vendin të cilët janë nderuar, madhëruar dhe respektuar nga kombi shqiptar sa duhet dhe me meritë. Më shumë janë nderuar udheheqësit institucional politik dhe atë pa meritë. Mendoj se udheheqësit politik duhet edhe të respketohen, të nderohen dhe madhërohen por kjo duhet bërë gradualisht e jo me ngutë apo me aq shpejtësi të madhe njerezit të fillojnë ti respektojnë dhe ti madhërojnë politikanët udhëheqës qysh në fillim të mandateve politike. Konsideroj se duhet të bëhet me arsye e me vlersim konkret dhe real të punëve dhe kontributit të udhëheqësve politik e jo me emocione. Pra pak më vonë apo atëher kur udhëheqësit politik të kenë bë
rë shumë punë, aktivitete dhe veprime të mira, të qëlluara dhe të domosdoshme për kombin dhe vendin. Në javët e para por edhe në muajt e parë nuk është mirë dhe e drejtë që njerëzit tu japin aq shumë rëndesi e ti respektojnë tepër por edhe ti madherojnë shumë udhëheqë
sit politik pasiqë ata edhe po të donin nuk kanë mundësi të bëjnë shume veprime apo dhe punë për vendin dhe për kombin. Pra kur verehet realiteti rreth respektit tejet të madh të shqiptarëve ndaj udhëheqësve
të tyre politik krijohet pershtypja se ata më shumë shpejtësi kanë bërë punë madhështore apo dhe kolosale për kombin dhe vendin saqe ka ngelur puna që një ditë të njejtët vetëm të dalin para opinionit dhe ta shpallin fitoren apo ngadhnjimin e madh e të përgjithshëm jo vetëm në vendin tonë por edhe në raport me të gjitha kombet dhe shtetet e tjera të rajonit dhe të botës. Por jo deri tani kontributet e shumicës së udhëheqësve politik institucional shqiptar janë shumë të
pakta dhe simbolike për kombin dhe vendin saqë disa prej tyre nuk e kanë merituar ndoshta edhe pozicionin më.të lartë që u është besuar e lere më respektin dhe madhërimin që u është bërë dhe vazhdon tu bëhet nga qytetarët shqiptar. Pra udheheqesit politik duhet respektuar, madhëruar nderuar aq sa kanë kontribuar për kombin dhe vendin. Nëse këta nuk kanë kontribuar fare për të mirën dhe për interesat e kombit këta nuk meritojnë kurrfar respekti nga kombi. Nëse politikanët nuk kane kontribuar shumë këta duhet të respektohen shumë pak nga shqiptarët, nëse të njejtët kan kontribuar pak më shumë se ata që nuk kanë kontribuar shumë politikanët duhet të respektohen pak më shumë dhe ata që kanë bërë veprime dhe punë shumë të mëdha apo dhe kolosale të njejtët duhet të respektohen, të nderohen dhe të madhërohen shumë më tepër se të gjithë udhëheqësit politik. Duhet theksuar se krijimi i kulteve për udhëheqësit politik nuk është veprim i keq por gjithkush duhet të respektohet, të nderohet dhe të madhërohet aq sa i meriton këto gjëra nga kombi e jo si deri tani që kemi pasur dhe kemi ngritje kultesh për persona që nuk e kanë merituar kultin.