Franco Mastantuono, përforcimi i ri i Real Madridit, aktualisht është lojtari me pagën më të ulët në skuadër, duke fituar shumë më pak krahasuar me yjet si Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Mastantuono do t’i bashkohet zyrtarisht Real Madridit më 14 gusht, në ditën kur mbush 18 vjeç, pasi klubi spanjoll ka paguar 45 milionë euro për transferimin e tij nga River Plate.

Mesfushori ofensiv është krahasuar me legjendën argjentinase Juan Roman Riquelme, për vizionin dhe teknikën që posedon. Ai ka regjistruar tashmë 30 paraqitje me ekipin e parë të Riverit, duke shënuar 5 gola.

Megjithëse u ble për një shumë kaq të madhe, sipas Mundo Deportivo, ai do të përfitojë vetëm 3.5 milionë euro në vit, çka e bën lojtarin me pagën më të ulët në ekipin e parë të Real Madridit.

Paga e tij bie ndjeshëm në sy përballë asaj të Mbappe, i cili përfiton rreth 30 milionë euro në vit, apo yjeve si Vincius, David Alaba dhe Jude Bellingham, që të gjithë fitojnë rreth 20 milionë euro.

Edhe talentët e rinj si Endrick (4 milionë euro) dhe Arda Guler (5 milionë euro) janë në nivel më të lartë pagese sesa argjentinasi.

Real Madridi i ofron Arsenalit shërbimet e Rodrygos në këmbim të Salibas
Lexo po ashtu
Real Madridi i ofron Arsenalit shërbimet e Rodrygos në këmbim të Salibas
Megjithatë, ky është një model që Real Madridi e ka ndjekur edhe më parë, duke investuar shumë në kartonin e lojtarëve të rinj, por duke i mbajtur pagat fillestare të ulëta.

Vinicius dhe Rodrygo ndoqën të njëjtin rrugëtim, erdhën si adoleshentë për më shumë se 40 milionë euro, por fillimisht me paga modeste, për t’i rritur më vonë me rinovimet e kontratave.