Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka demonstruar publikisht çfarë do të thotë abuzim klasik partiak me funksionin shtetëror, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata theksojnë se gjatë orarit të punës, në zyrën e Ministrisë, ajo ka pritur dhe promovuar një kandidat për kryetar komune nga radhët e VMRO-së, sikur të ishte në një seli partie e jo në një institucion shtetëror. Madje është mburrur me këtë në Facebook, si të ishte pjesë e detyrave të saj zyrtare. Në vend që të merret me inflacionin, deficitin dhe kaosin ekonomik të krijuar nga qeveria e saj, Dimitrieska-Koçoska bën fushatë për VMRO-në, nga një pozitë shtetërore, me pagë shtetërore dhe në ambiente shtetërore.

Ndërthurja partiake dhe institucionale ka qenë dhe mbetet shenjë dalluese e qeverisë së Mickoskit. Ministria e Financave, e cila duhet të jetë simbol i përgjegjësisë dhe neutralitetit, po shndërrohet në një mjet për qëllime dhe fushata partiake.

A duhet Koçoska të thotë nëse çdo kandidat do të pritet nga ministrja, apo ky mikpritje vlen vetëm për anëtarët e VMRO-së? Pse qytetarët duhet ta paguajnë atë dhe të punësuarit e saj për të shtyrë përpara agjendat e partisë?

Koçoska është ndër ministrat më të dobët, ajo nuk ka kapacitet as ta udhëheqë dikasterin e vet, ndërsa gjen kohë të merret me promovime partiake dhe fotosesione në kabinet, thuhet në reagimin e LSDM-së.