Nën sloganin “4 vite zhgënjime – 4 vite pushtet lokal i VMRO-DPMNE-së”, LSDM ka paralajmëruar një seri konferencash për shtyp të dedikuara, siç thonë, qeverisjes katastrofale gjatë katër viteve të fundit të pushtetit lokal të VMRO-DPMNE-së.
“Së bashku do ta shpalosim realitetin që qytetarët e njohin mirë: skandale me tenderë, tarifa të rritura për qytetarët, premtime të pambajtura, kaos në komunat, mafia urbane dhe korrupsion”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Nga partia shtojnë se VMRO-DPMNE e ka shndërruar vetëqeverisjen lokale në një shërbim për interesat e biznesit të partisë dhe të fuqive lokale, duke i lënë qytetarët në harresë.
Konferencat do të mbahen sot në selinë e LSDM-së, duke filluar nga ora 11:00, dhe do të dalin para mediave:
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska
Kandidati për kryetar të Komunës së Manastirit, Metodija Kunovski
Kandidatja për kryetare të Komunës së Prilepit, Petra Lukarovska
Kandidati për kryetar të Komunës së Ohrit, Asen Shajn
Kandidati për kryetar të Komunës së Shtipit, Pavel Ivanov
Kandidati për kryetar të Komunës së Sveti Nikolles, Dejan Giçev
Kandidati për kryetar të Komunës së Negotinës, Petar Mantev
Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Martin Kostovski.