LSM dorëzoi kërkesë tek deputetët për miratimin urgjent të pagës minimale në shumën prej 500 eurove. Siç thonë nga atje, kërkesa e tyre është e arsyeshme, e nevojshme dhe e qëndrueshme, e bazuar edhe në krahasimet me vendet e tjera, si dhe në kushtet ekonomike dhe sociale në Maqedoni.

Me këtë ata kërkuan nga deputetët dhe Kuvendi të nisin menjëherë procedurën ligjore dhe ta pranojnë propozimin e punëtorëve, me ç’rast do të mundësohet që duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, paga minimale të rritet në 500 euro.