Më 08.08.2025, rreth orës 19:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të vendit, policia arrestoi E.M. (31) nga Republika Federale e Gjermanisë. Gjatë kontrollit kufitar, u konstatua se automjeti “BMW” me targa zvicerane, që ai drejtonte, figuroi në bazën e të dhënave të Interpolit si i vjedhur. I dyshuari u dorëzua te policia e Stacionit të Çairit për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzimi përkatës penal.TS