Mësimdhënësit e shkollave të mesme në vend mund të aplikojnë për trajnim të avancuar për
zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie. Nëse kanë njohuri bazë të mjeteve
digjitale dhe zotërojnë në mënyrë aktive gjuhën angleze, ata mund të aplikojnë për trajnimin
„AI në klasë“, i cili do t’i ndihmojë të përfshijnë inteligjencën artificiale në të gjitha fazat e
procesit mësimor – nga përgatitja e orës mësimore deri te vlerësimi.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me grupacionin Brainster, ka shpallur
thirrje publike për pjesëmarrje në trajnim, ndërsa aplikimi zgjat deri më 12 shtator, ndërsa
deri në fund të muajit do të bëhet përzgjedhja dhe testimi i kandidatëve. Trajnimi fillon më 1
tetor.
Aplikimi është në linkun në vazhdim.
Mësimdhënësit që do të marrin pjesë në trajnim do të kenë qasje falas në 8 kurse të ndryshme
çdo muaj, me përmbajtje më bashkëkohore dhe praktike, ndërsa për përvetësimin me sukses
të tyre, pasojnë 8 certifikata digjitale në muaj, si dhe certifikatë të shtypur pas përfundimit të
plotë të programit. Ligjërues do të jenë instruktorë me përvojë ndërkombëtare, ndërsa
Fakulteti Brainster Next do të formojë një grup mentorësh që do të ofrojë mbështetje të
individualizuar për mësimdhënësit.
Bashkëpunimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me grupacionin Brainster në fushën e
trajnimeve për përdorimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie vjen pas nënshkrimit të
Memorandumit të Bashkëpunimit, si realizim i përpjekjeve institucionale për të integruar
inteligjencën artificiale në sistemin arsimor kombëtar.