Ministrja Vesna Janevska deklaroi se Qeveria solli vendim që çmimet e pajisjes shkollore të mbeten në nivelin e 1 qershori i këtij viti, me çka sigurohet “shportë shkollore” më e lirë për të gjitha familjet.

Kjo, siç kumtoi Janevska sonte në “Lajme plus” në televizionin Kanal 5, do të thotë se prindërit do të paguajnë reth 10 për qind më pak nga çmimet aktuale për çanta shkollore, ngjyra, fletore dhe pajisje tjetër të nevojshme.

“Dje sollëm vendim për shportën shkollore dhe ja, i informoj prindërit se çmimet do të jenë ato të cilat kanë qenë më 1 qershor të këtij viti. Ato çmime do të jenë për tërë pajisjen shkollore, duke filuar nga çantat, ngjyrat, fletoret, gjithçka që nevojitet që një fëmijë të nisë shkollën është përfshirë me këtë masë dhe tashmë është sjellë. Më 1 shtator do të jetë çmimi që ishte më 1 qershor, kjo sigurisht është 10 për qind më pak se çmimet e tanishme”, tha ministrja në TV Kanal 5.

Para dy ditësh kryeministri Mickoski paralajmëroi se Qeveria para shtatorit do të vendosë të ashtuquajturën “Shportë shkollore” me të cilën do të përfshihet pajisja shkollore. Ai të hënën tha se po shqyrtohen edhe disa koncepte për çmimet në markete, si dhe mundësitë ligjore të sanksionohen ato subjekte të cilat në periudhën e kalaur i kanë rritur çmimet në mënyrë drastike.