Ambasada kineze në ShBA dhe Grupi Mediatik i Kinës organizuan së bashku në Uashington të ShBA-së aktivitetin e shkëmbimeve kulturore “Jehona e Paqes”, Ekspozitë Videoje dhe Arti në Përkujtim të 80-vjetorit të Fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore.
Ambasadori kinez në ShBA Xie Feng u shpreh se, si fushëbeteja kryesore në Lindje e Luftës Antifashiste Botërore, Lufta e Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez nisi më herët, zgjati më shumë, tërhoqi më shumë trupa e pati sakrificat më të mëdha, duke dhënë një kontribut të pamohueshëm historik për fitorën e Luftës Antifashiste Botërore, me luftime të përgjakshme që zgjatën 14 vjet, me mbi 200 beteja të rëndësishme dhe më shumë se 35 milionë viktima ushtarake dhe civile. Në atë betejë Kina u bashkua me popujt paqedashës të më shumë se 50 vendeve, duke formuar një front të gjerë ndërkombëtar të bashkuar antifashist.
Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës, Shen Haixiong, u shpreh se sivjet është 80-vjetori i fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore. Në botën e sotme të trazuar, ne duhet të nxjerrim mençuri dhe forcë nga kjo histori madhështore dhe të punojmë së bashku për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.
Një veprimtari e tillë u organizua edhe në Najrobi të Kenias ku ishin të pranishëm mbi 200 të ftuar nga departamentet qeveritare, mediat, institutet e studimit të politikave dhe shkollat e larta të Kenias
Gjatë aktivitetit u shfaq dokumentari i CMG-së “Tigrat Fluturues”