Qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes kufirit Qafë Thanë po përballen me pritje të gjata mbi dy orë, në kushte të vështira nga temperaturat e larta. Megjithë ankthimet e shumta të udhëtarëve, autoritetet kufitare vazhdojnë të mungojnë me masa efektive për menaxhimin e situatës, duke lejuar që kaosi dhe vonesat të vazhdojnë pa ndonjë zgjidhje konkrete informon Tetovasot.

Kjo situatë tregon mungesë serioze organizimi dhe gatishmërie për të përballuar flukset e mëdha të udhëtarëve në sezonin veror, duke vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Qyteterat presin reagim të menjëhershëm dhe përmirësim të shërbimeve nga autoritetet përgjegjëse.

Qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes kufirit Qafë Thanë përballen me pritje të gjata mbi dy orë, në kolona të gjata njerëzish që qëndrojnë në diellin e nxehtë dhe temperaturat e larta. Në këto kushte të vështira, pa asnjë organizim të duhur nga autoritetet, ankthi dhe lodhja janë të dukshme te të gjithë udhëtarët.

Mungesa e masave efektive nga ana e autoriteteve kufitare tregon dështim në menaxhimin e fluksit të udhëtarëve në sezonin veror, duke vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.Tetovasot