Shefi i platformës “Terraform Labs”, që operonte me dy kriptovaluta të cilat dështuan më 2022, ka pranuar fajësinë për dy akuza për mashtrim miliardësh.
Do Kwon nga Koreja e Jugut akuzohet se ka ndihmuar në krizën e kriptovalutave që u kushtoi investitorëve më shumë se 40 miliardë dollarë. Në platformë operohej me dy kriptovaluta – “Terra USD” dhe “Luna”.
SHBA-ja e ka akuzuar Kwonin si përgjegjës për dështimin e dy kriptomonedhave. Ai akuzohet se ka orkestruar mashtrimin e aseteve kriptografike me vlera shumë miliardë dollarëshe.
Si pjesë e pranimit të fajësisë, prokurorët nuk kanë kërkuar dënim më të madh se 12 vjet.
Kwon pritet të marrë dënimin më 11 dhjetor.
Ai pranoi fajin në një gjykatë në New York, pas arrestimit në Mal të Zi në mars të vitit 2023.
Adhuruesit e “Lunës” u bënë të njohur si “Lunatics”, ndërsa Kwonit i referoheshin si “mbret”.
Por, pavarësisht se një sasi e madhe parash u investua në to, më 9 maj të vitit 2022 Terraform Labs u shemb në mënyrë katastrofike, duke humbur më shumë se 99 për qind të vlerës në 48 orë.
Investuesit u përpoqën të merrnin paratë e tyre nga kriptovalutat e tjera, nga frika se mund të ngjajë një gjë e ngjashme.
Vlerësohet se i ashtuquajturi “cryptocrash” rezultoi në humbje të mëdha, qindra miliarda dollarë.
Bitcoini ishte në mesin e kriptovalutave që u prek.
“Terraform Labs” përfundimisht dorëzoi falimentimin në SHBA në janar të vitit 2024.