Një projekt gjigant për Tetovën, Teatri i qytetit, prej vitesh po shkon drejt bllokimit total informon Tetovasot. Ndërkohë, liderët e VLEN shesin patriotizëm nëpër deklarata, por në praktikë pranojnë që mjetet për kulturën shqiptare të ndalen, ndërsa për një teatër të vogël në Shkup jepen plot 20 milionë euro.

Tetova po shndërrohet në një teatër të madh të anashkalimit dhe të ndëshkimit, ku rolet i luajnë pikërisht institucionet që duhej të mbronin kulturën shqiptare. Kjo padrejtësi po e dëmton drejtpërdrejt një prej institucioneve më të rëndësishme të qytetit.

Nga ana tjetër, Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, gjatë vizitës së tij në Shkup, deklaroi se të gjitha mospërputhjet ligjore për ndërtimin e Sallës Universale janë zgjidhur, tenderi është shpallur dhe janë siguruar 20 milionë euro. Ndërtimi, sipas tij, do të nisë pas 15 shtatorit dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2027, duke u financuar në disa faza.

Dhe ndërsa Shkupi planifikon sallë, kala e muze, Tetova mbetet pa teatër. Me VLEN, qyteti shqiptar më i madh në Maqedoni po paguan çmimin e injorimit, edhe aty ku kultura është gjaku i gjallë i një komuniteti.TS