Marsim Neziri nga fshati Sllatinë, një mërgimtar që jeton dhe punon në SHBA, është një i apasionuar pas fotografisë, veçanërisht asaj ajrore. Edhe pse larg vendlindjes, ai nuk i harron rrënjët. Përkundrazi, përmes rrjeteve sociale ndan vazhdimisht imazhe mahnitëse të Sllatinës, të realizuara me dron shkruan Tetovasot .
Marsim thotë se fotografitë për të janë më shumë se thjesht pamje: janë kujtime të ruajtura me kujdes, të cilat i japin kuptim mallëngjimit të mërgimtarit. “Sado larg të shkosh, vendlindja ka gjithmonë një aromë të veçantë. Është një ndjenjë që nuk shuhet kurrë,” shprehet ai.
Përmes objektivit të tij, Sllatina bëhet e prekshme edhe për ata që ndodhen larg saj — një dëshmi se dashuria për vendin nuk njeh kufij.Tetovasot