“Ne do ta pushtojmë Rripin e Gazës.

“Vendimi është marrë”, tha një zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu për Channel 12.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë vendimi për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës.

Zyra e Kryeministrit i tha Shefit të Shtabit, Gjenerallejtënant Eyal Zamir se: “Nëse kjo nuk i përshtatet, duhet të japësh dorëheqjen.”

“Hamasi nuk do të lirojë më pengje pa një dorëzim të plotë dhe ne nuk do të dorëzohemi. Nëse nuk veprojmë tani, pengjet do të vdesin nga uria dhe Gaza do të mbetet nën kontrollin e Hamasit”, tha ai.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë dritën jeshile kryeministrit Benjamin Netanyahu për të nisur një operacion ushtarak kundër Hamasit. Izraeli dhe Uashingtoni bien dakord që Hamasi nuk dëshiron një marrëveshje”, raporton Ynet.

Një grup prej rreth 600 zyrtarësh izraelitë të sigurisë në pension, përfshirë ish-krerë të agjencive të inteligjencës, i kanë shkruar Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ushtruar presion mbi Izraelin që të përfundojë menjëherë luftën në Gaza.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme të martën, më 5 gusht, për të diskutuar 50 pengjet që mbahen ende nga Hamasi në Gaza, me kërkesë të Ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar, sipas një deklarate nga zyra e tij, të cituar nga Times of Israel. Anëtarët e Këshillit do të votojnë për një resolute, që bën thirrje për armëpushim dhe akses të pakufizuar humanitar në Gaza.

Sa’ar kërkoi me forcë takimin pasi u publikuan imazhet e dy pengjeve dukshëm të dobët. Megjithatë, takimi nuk është ende i listuar në axhendën online të Këshillit të Sigurimit./ ANSA.