Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunën e Petrovecit, në pyetjen e gazetarëve u pyet se si e komenton deklaratën e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti në lidhje me luftën e justifikuar dhe të arsyeshme të UÇK-së në Maqedoni gjatë konfliktit në vitin 2001.
„E dëgjova atë deklaratë dhe këtu absolutisht kemi pikëpamje të ndryshme për gjërat. Nuk mund të jetë absolutisht e arsyeshme dhe e drejtë, të vriten pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes nga një pritë.
Por, do ta them përsëri, këto janë tema që janë pjesë e së kaluarës, të mbyllura me Marrëveshjen Kornizë, dhe me ndryshimet e fundit ligjore, konkretisht ligjin për përfaqësim të drejtë, i cili është në Komisionin e Venedikut, është mbyllur. Fokusi ynë si Qeveri është e ardhmja. Kjo është ajo që ne duam të shohim. Këto janë tema që janë mbyllur dhe u bëj thirrje të gjithë politikanëve të arsyeshëm të mos luajnë me letrat e BDI-së dhe atyre që duan të na kthejnë 25 vjet prapa.“, u përgjigj Mickoski.
Kryeministri theksoi se thelbi është të punohet në fushën e sjelljes së investimeve në mënyrë që vendi të bëhet një vend më i mirë për të jetuar për të gjithë qytetarët.
– Ky është boshti rreth të cilit duhet të bashkohemi. Do ta përsëris, t’i lëmë politikanët që na përçanin në të kaluarën. Ata nuk kanë një temë për të ardhmen. Ata nuk e dinë se çfarë është e ardhmja. Ata janë të bllokuar në matricën e tyre të së kaluarës.
Shikoni, 14-15 muaj opozitë, mesazhi i vetëm që vjen nga BDI, së bashku me partnerët e koalicionit LSDM dhe Levica, është pikërisht kjo, përçarje. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve të përmbahen nga çdo temë që na kthen në të kaluarën, të shikojmë drejt temave në të ardhmen.
Përndryshe, ne i shohim gjërat absolutisht ndryshe këtu, nuk mund që dikush i cili nga prita në mënyrë qyqare ka marrë jetë të ketë një luftë të drejtë dhe të ndershme, të paktën në Maqedoni, unë nuk komentoj për fqinjësinë.“, përfundoi Kryeministri.