Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske theksoi se Marrëveshja kolektive e nënshkruar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë nënkupton rritje të pagave për të punësuarit në institucionet publike për mbrojtje sociale për rreth 20 për qind dhe përmirësim të kushteve të punës.
“Bëhet fjalë për nënshkrimin e një Marrëveshje kolektive në kuptim historik të fjalës për të punësuarit në institucionet sociale dhe qendrat për punë sociale në mbarë shtetin. Me këtë do të kemi rritje të konsiderueshme të pagës, duke filluar nga paga e muajit gusht. Në periudhën që vijon, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë bën do të thoja, një hap historik në këtë drejtim, por nuk është vetëm rritja e pagave, e cila duhet të jetë rreth 20 për qind, por bëhet fjalë edhe për kushte që do ta përmirësojnë ambientin e punës së të punësuarve në ato institucione dhe do të nënkuptojnë energji shtesë në kuadër të politikës sociale në Maqedoni si shtet”, tha Mickoski.