Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë dy ndeshjet e para të shtatorit, në këtë arenën ndërkombëtare, një miqësore dhe një të vlefshme për kualifikimet e Botërorit, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut fillimisht më 4 shtator do të përballet me Arabinë Saudite në Pragë, ndërsa tre ditë më vonë, më 7 shtator, në Shkup do të presin Lihtenshtajnin në një takim zyrtar.

Përzgjedhësi Bllagoja Milevski ka publikuar listën me 26 futbollistë, ku bie në sy pjesëmarrja e disa prej emrave të futbollistëve shqiptar: Kapiteni i ekipit, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

Krahas tyre, lajmi më i madh vjen nga Shkëndija e Tetovës, pasi Reshat Ramadani është ftuar për herë të parë në përfaqësuesen “A”, duke shënuar debutimin e tij në listën e Milevskit. Mesfushori 22-vjeçar shpërblehet për paraqitjet e mira në klub, duke u konsideruar si një nga prurjet më të rëndësishme të reja.

Në listë figuron gjithashtu edhe Elmir Rastoder nga klubi zviceran Thun, po ashtu debutues me fanellën kuqeverdhë.