Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, nënshkroi marrëveshje për mbështetje financiare me drejtorin e NP “Pyjet Nacionale”, Zdravko Trajanov, për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në fushën e pylltarisë dhe mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, në vlerë të përgjithshme prej 48 milionë denarësh.

Mbështetja financiare jepet në masën 100% të vlerës për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në pylltari dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, por jo më shumë se 48.000.000 denarë me TVSH të përfshirë.

Me këto mjete financiare parashihet blerja e:

• Pajisjeve speciale për shuarjen e zjarreve pyjore – pompa;

• Makinave ndërtimore – buldozerë;

• Kompresor dizel komplet për nevojat gjatë ndërtimit të rrugëve;

• Traktor me vinç.

Ky investim i drejtpërdrejtë ka për qëllim modernizimin e NP “Pyjet Nacionale” në drejtim të mbrojtjes së pyjeve dhe përballimit efikas të fatkeqësive natyrore.