Mislimi godet Izet Mexhitin dhe Bujar Osmanin: Mos sillni arkitekt nga jashtë, Çairi nuk rregullohet!

Beyrami apo Micheli për Çairin?
Izeti me Beyramin, Bujari me Michellin.
Më kujtohet kur Menduh Thaçi e solli Janush Bugajskin në zgjedhje, PDSH-ja humbi më shumë se sa kishte parashikuar vetë Thaçi.
Sa herë që partitë politike sjellin figura ndërkombëtare në fushata, pësojnë humbje. Jo pse këta që vijnë janë të dobët, por sepse besueshmëria e qytetarëve te ata që i sjellin është ZERO. Edhe unë, edhe ata që jetojnë në Çair e dinë se Çairi nuk rregullohet as me njërin, as me tjetrin.
Çairin nuk e rregullon as tërmeti, e lëre më arkitektët ndërkombëtarë. Çfarë ideje mund të japë një arkitekt me famë botërore për Çairin, kur ka mbi 155 ndërtesa pa leje dhe mbi 1000 të tjera të “legalizuara” në mënyrë kriminale? Hapësirat publike janë shkelur, parqet janë kthyer në ndërtesa, oborret e shkollave janë bërë kafiça dhe trotuaret qebaptore.
E çfarë ideje do jape Beyrami apo Michelli?
Çairi ndërtohet vetëm nëse rrafshohet totalisht dhe këta dy e nisin nga fillimi duke e vizatuar sërish. Ndryshe, qytetarët nuk besojnë më në këto fora të vjetra në stilin e Menduh Thaçit.
PS: Tetova është edhe më keq se Çairi