Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me shi lokal dhe bubullima kryesisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë mesatare perëndimore përkohësisht e përforcuar, ndërsa në pjesët lindore erë veriperëndimore. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 24 deri 30 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në orët e hershme të paradites me kushte për shi të përkohshëm. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 30 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), prej nesër do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe më i nxehtë, përveç të mërkurën, kur do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi lokal dhe bubullima.