Moti sot pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira lokale. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa rajone do të jetë më e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë mes 30 dhe 37 gradëve.

Në Shkup, moti do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, nesër dhe të shtunën në pjesët perëndimore dhe veriore priten reshje lokale të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima të izoluara. Nesër do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fuqishme, nga perëndimi dhe jugperëndimi. Gjatë fundjavës era do të kthehet në drejtim verior me intensitet mesatar, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit do të jetë kohë pas kohe më e fortë. Temperaturat do të shënojnë ulje graduale.