Nga Ministria e Punëve të Brendshme njftojnë se mbrëmë ne vendkalimin kufitar Tabanocë, janë arrestuar shtetas të huaj për posedim të një lëndë pluhurore të bardhë dhe tabletave.
“Dje rreth orës 19:00, në vendkalimin kufitar “Tabanocë” në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë i privuan nga liria O.J. (32) nga Hungaria dhe A.B. (37) nga Serbia. Gjatë verifikimit kufitar dhe kontrollit në automjetin “Tojota” me regjistrim kombëtar hungarez, të cilin e drejtonte O.J., ndërsa bashkudhëtarë ishin A.B. dhe një person tjetër nga Hungaria, në bagazhin personal të O.J. u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me lëndë pluhurore të bardhë, një shishe me lëndë pluhurore të bardhë dhe një kuti me 31 kapsula. Ndërsa, në bagazhin personal të bashkudhëtarit A.B. u gjetën disa pako me lëndë pluhurore të bardhë dhe tableta”, thuhet në njoftimin e MPB-së
Nga MPB shtojnë se shtetasit e hauj u ndaluan në një stacion policie dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse.