Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Institutin për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS).

“Integrimi evropian është proces që kërkon institucione të fuqishme, procedura transparente dhe partneritete të bazuara në njohuri dhe ekspertizë.

Sot nënshkrova Memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Institutit për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS).

Me këtë bashkëpunim, përforcojmë urën mes institucioneve dhe komunitetit të ekspertëve, në interes të reformave dhe të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar ministri Murtezani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume