Nafie Selmani ka reaguar ndaj politikave të fundit të VLEN-it, duke i quajtur propagandë të mjerë dhe tallje me qytetarët.

“VLEN-i, që në prillin e vitit 2024 premtonte 10 mijë euro për secilin qytetar, punësim nga një anëtar për çdo familje dhe ndryshime rrënjësore, sot ka përfunduar në propagandë të mjerë. Një ‘masë të jashtëzakonshme’ 15% lirim për lapsa e fletore!”, shkruan Selmani.

Sipas saj, kjo është dëshmi se pushtetarët janë të vetëdijshëm për dhimbjen më të madhe të qytetarëve – varfërinë – dhe po e shfrytëzojnë në mënyrën më të ulët.

“Nga premtime të mëdha që ushqyen shpresa, tek lirimet qesharake që vetëm e thellojnë përçmimin dhe talljen ndaj qytetarëve”, thekson Selmani.

Ajo ndalet edhe te fakti se VLEN-i, për të promovuar këtë masë, përdori një vajzë të re, e cila sipas raportimeve të mediave, pasi u punësua vetë, babai i saj u emërua drejtor dhe motra u punësua po ashtu.

“VLEN-i e përdori këtë vajzë për të na shitur kopalla. Për vete punësime, ndërsa për qytetarët lirime 15 përqindëshe për lapsa e fletore. Në vend që të turpërohen për nepotizmin e hapur, e përdorën atë për të shitur propagandë boshe. Tragjike, e poshtër dhe fyese për secilin qytetar!”, thekson Selmani.

Ajo përfundon duke thënë se VLEN nuk po zbaton politika të qëndrueshme për luftimin e varfërisë, siç kishte premtuar, por po shfrytëzon fukarallëkun si kartë propagandistike.

“Vetëm një politikan i mjerë e përdor fukarrallëkun kaq poshtërsisht”, mbyll reagimin e saj Nafie Selmani. Flaka Media