Një punëtor i ndërmarrjes “Trepça” është lënduar gjatë montimit të një gome të makinës vetëngarkuese me ajër të komprimuar me të cilën bëhet bartja e xehes.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në njësinë biznesore në Stan Tërg.

Nga menaxhmenti i gjigantit metalurgjik, përmes një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv thanë se punëtori është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë Komisioni i Brendshëm i Trepça Sh.A. dhe inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), të cilat do të dalin me një raport zyrtar për situatën e krijuar dhe shkaqet që kanë çuar deri te incidenti”, thuhet në përgjigje transmeton Klankosova.tv.