Ndërron jetë një vajzë e re në Spitalin e Tetovës – dyshohet se ka marrë terapi në spitale private, pritet Obduksioni!?

Një vajzë e re ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Tetovës. Dyshimet e para janë se ajo ka marrë terapi në spitale private para se të paraqitej në spitalin publik.
Sipas stafit mjekësor nga Spitali e ndjera është pranuar në urgjencën e Spitalit të Tetovës rreth orës 03:00 të mëngjesit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas pranimit, ajo është transferuar në repartin e Infektives, ku ka ndërruar jetë.
Nga Spitali i Tetovës kanë konfirmuar rastin për TS, duke theksuar se pas obduksionit do të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
“Rreth orës 03:00 të mëngjesit është pranuar në Urgjencë dhe më pas është transferuar në repartin e Infektives, ku ka ndërruar jetë. Pas obduksionit, presim rezultatet për të konstatuar shkakun e vdekjes,” thanë nga Spitali i Tetovës për TS.