Dushko Çifliganec, djali i biznesmenit të njohur maqedonas Vanço Çifliganec dhe zëvendëspresident i “Adora Business Group”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik gjatë një gare me motor në Brno, Çeki.

Sipas raportimeve nga disa media, Çifliganec ra nga motori dhe u dërgua në gjendje kome, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Përveç angazhimit të tij aktiv në kompanitë familjare, Dusko njihej për pasionin e tij për motorsportin, ku kishte fituar edhe çmime prestigjioze.