Çifti i njohur Sinan Hoxha dhe Andrra Destani sot festojnë një moment të veçantë në jetën e tyre 10 vite martesë.

Gjatë kësaj dekade, ata kanë ndërtuar një familje të bukur dhe janë prindër të dy djemve.

Për këtë përvjetor të rëndësishëm, Andrra ka thurur fjalë të ëmbla dhe prekëse, duke shprehur se ndihet me fat që ka pranë vetes një bashkëshort si Sinani, artisti i dashur dhe i talentuar.

“Te deshmoj 10-vjetorin e marteses sone, per mua eshte emocioni me i madh. Nje dekade krah Teje, ne ditet me diell e stuhi qe jeta na rezervoi, ishin me shume se nje enderr e jetuar. Familja qe krijuam, streha jone e dashurise, eshte bekimi yne i jetes dhe lutja ime e cdo dite! Falenderoj Zotin per gjithcka kam, sepse eshte gjithcka dua, por te vallezojme se bashku ne pisten e jetes, eshte simfonia me e bukur e shpirtit! Gezuar, dashuria ime! Te dua” ishte shprehur Andrra.