Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga vendi janë eksportuar mallra me vlerë 249 072,3 milionë denarë ose 4,034 miliardë euro, që është rritje prej 2,9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara në periudhën janar – qershor 2025 arriti në 349 611,4 milionë denarë ose 5,675 miliardë euro, që është për 2,4 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mbulimi i importit me eksport është 71,2 për qind.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, pjesën më të madhe në eksport e zënë katalizatorët në mbështetëse me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupet e telave të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e ulëseve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorët e tjerë në mbështetëse.

Importet më të zakonshme janë vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuara) metale të tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri, dhe energjia elektrike.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025 vendi më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë, të cilat marrin pjesë me 47,3 për qind në vëllimin e përgjithshëm të shkëmbimit. Në shkëmbimin e përgjithshëm pjesëmarrje më të madhe kanë vendet anëtare të Bashkimit Evropian me të cilët është realizuar 60,4 për qind e tregtisë.