Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe Marija Vuk, kryetare e OJQ-së SANO – Shoqatë që ndihmon fëmijët me kancer, sot në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup do të shpallin futjen e arsimit fillor formal në kushte spitalore për fëmijët që ndodhen në trajtim afatgjatë.

Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve trajtohen fëmijë me sëmundje të rënda, përfshirë edhe kancerin, të cilët deri më tani nuk kanë pasur mundësi të ndjekin arsimin fillor.