NË PRISHTINË DO TË MBAJË FJALIM ALI AHMETI – SKËNDERBEU MODERN I KOMBIT SHQIPTAR

Populli shqiptar në përgjithësi dhe ai i Kosovës në veçanti, më 7 Gusht 2025, do të dëgjojë fjalimin më të madh pas përfundimit të luftës së UÇK-së!

Populli shqiptar në përgjithësi dhe ai i Kosovës në veçanti, më 7 Gusht 2025, do të dëgjojë fjalimin më të madh pas largimit nga Kosova të Serbisë pushtuese më 12 Qershor 1999!

Populli shqiptar në përgjithësi dhe ai i Kosovës në veçanti, më 7 Gusht 2025, do të dëgjojë fjalimin më të madh pas shpalljes së Pavarsisë më 17 Shkurt 2008!

7 gushti i vitit 2025, do të mbetet një nga datat më të shënuara në historinë e fjalimeve të mëdha shqiptare, sepse atë ditë në Tribunën e Kombit, të vendosur në Sheshin “Skenderbe” në Prishtinë, do të ngjitet njëri prej shokëve, bashkpunëtoreve e bashkëluftëtarëve me të mëdhenj të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit!

Në Sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, kombit shqiptar, do t’i drejtohet Ali Ahmeti- Skënderbeu modern kombit shqiptar!

Më 7 Gusht 2025 do të mbajë fjalim vazhduesi besnik i veprës së udhëheqësve të mëdhenj, Adem Demaçit e Rexhep Malës, Kadri Zekës Zekes e Jusuf Gërvallës, Mehmet Hajrizit e Hydajet Hysenit!

Më 7 Gusht 2025 do të mbajë fjalim, shoku, bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i Fehmi Lladrovcit, Nuhi Berishës, Fadil Vatës, Afrim Zhitisë, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt, Bekim Berishës e i shumë Heronjëve e Dëshmorëve të tjerë të mëdhenj të Kombit!

Më 7 Gusht 2025 do të mbajë fjalim Ali Ahmeti, shoku, bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i 5-shës nënshkruese të themeluesve të UÇK-së, Fazli Veliut, Emrush Xhemajlit, Xhavit Halitit e Gafurr Elshanit!
Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, më 7 Gusht 2025, me fjalimin e Ali Ahmetit, do t’i ngjajë Lezhës së Arbërit të vitit 1444, kur Skënderbeu u mbajti fjalim për bashkim të krerëve të krahinave të Atdheut!

Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, më 7 Gusht 2025, me fjalimin e Ali Ahmetit, do t’i ngjajë Prizrenit të vitit 1878, kur ideologu Abdyl Frashëri, mbajti fjalimin e famshëm për bashkim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!

Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, më 7 Gusht 2025, me fjalimin e Ali Ahmetit, do të jetë e treta e vërteta, sepse Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, me retoriken e Tij brilante, me fuqinë e mendimit të thellë, me aspiratën shekullore për bashkim kombëtar, do ta vulosë njëherë e përgjithmonë në piedestal, projektin e platformës për bashkim të Kryeheroit të Kombit Gjergj Kastriot Skënderbeut!

Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, më 7 Gusht 2025, për herë të parë në historinë e saj, në zemër të qendrës së saj, do ta dëgjojë, duke mbajtur fjalim, Ideologun për bashkim kombëtar e demokratik të kombit shqiptar, Skënderbeun modern, Ali Ahmetin!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 6 Gusht 2025!