Nenad Rashiq nuk ka arritur të votohet si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pro tij votuan vetëm 55 deputetë, një ishte kundër dhe 17 abstenime.

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se për zgjedhjen e Rashiqit si nënkryetar nga komuniteti serb nevojiten së paku 61 vota.

Seanca u ndërpre, për të vazhduar ditën e enjte, në ora 11:00.