Nënshkruhen marrëveshje për realizimin e 40 projekteve të reja kërkimore-shkencore në universitete, institute shkencore dhe ASHAM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nënshkroi marrëveshje për financimin e 40 projekteve kërkimore-shkencore me fakultetet shtetërore, institutet shkencore dhe ASHAM.
“Nga këto, 15 projekte janë nga shkencat matematiko-natyrore, inxhinieri dhe teknologji, shkencat mjekësore dhe shëndetësore, si dhe shkencat bujqësore dhe veterinere. Po aq projekte janë nga shkencat shoqërore dhe humane.Për herë të parë këtë vit,10 projekte po financohen nga fusha sipas Strategjisë për Specializim Intelegjent, janë identifikuar si fusha me potencial të lartë inovativ, kërkimor dhe ekonomik: bujqësia intelegjente dhe ushqimi me vlerë të shtuar, teknologjitë e TIK-ut, industria elektromekanike dhe materialet e qëndrueshme dhe ndërtesat intelegjente”, kumtoi MASH-i.
Projektet u përzgjodhën përmes konkursit publik. Shuma totale për financimin e secilit projekt arrin deri në 8 milionë denarë, ndërsa ekipet kërkimore duhet t’i përfundojnë projektet deri në fund të tetorit 2026.