Më 15.08.2025, në orën 12:45, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në Gostivar, në kryqëzimin e rrugëve “JNA” dhe “101”, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë një veturë e tipit “Golf” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga B.B. (66) nga Gostivari dhe një trotinet elektrik, i drejtuar nga një fëmijë pesëvjeçar nga Tetova. Fëmija ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Një ekip i Stacionit Policor të Gostivarit ka bërë inspektimin në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, më 15.08.2025, në orën 21:05, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, ku kanë marrë pjesë një veturë e tipit “Ford” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga G.A. (50) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, dhe një biçikletë, e drejtuar nga G.A. (76) nga Gostivari. Çiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ndërsa Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivar. TS